Përplasi për vdekje 64 vjeçarin në Divjakë, arrestohet shoferi

Publikuar tek: aktualitet, më 17:25 20-10-2019 Përplasi për vdekje 64 vjeçarin në Divjakë, arrestohet shoferi Foto ilustruese

Pas aksidentit në aksin rrugor 'Tre urat-Çermë', i cili rezultoi fatal për një 64 vjeçar ditën e sotme, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit i cili u largua nga vendngjarja pas aksidentit.

Policia ka arritur të identifikojë autorin, drejtuesin e mjetit, i cili u bë me dije se ishte shtetasi me inicialet J.G, 17 vjeç i cili përplasi në mënyrë fatale 64 vjeçarin Fatmir Muça i cili po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Në vijim të informacionit paraprak ku në aksin rrugor "Tre urat-Çermë", u aksidentua me pasojë vdekjen 64-vjeçari F.M, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja.

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor "Tre urat-Çermë", shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë.

Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019376993179321
array(1) { ["section"]=> string(68) "perplasi-per-vdekje-64-vjecarin-ne-divjake-arrestohet-shoferi-182810" }