Përplasi për vdekje kalimtarin në Elbasan, autori 20-vjeçar ia mbath, policia i vihet pas (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:58 06-08-2020 Përplasi për vdekje kalimtarin në Elbasan, autori 20-vjeçar ia mbath, policia i vihet pas (EMRI-DETAJE) Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasanit, tek porta e Kalasë.

Një makinë ka përplasur në mes të qytetit për vdekje kalimtarin, i cili është identifikuar si Durim Gjini, 57 vjeç.

Mësohet se autori i mjetit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes është një 20-vjeçar i identifikuar si Shon Balli, i shpallur në kërkim nga policia.

Bëhet me dije se i riu e kishte marrë me qera makinën.

Sakaq, policia po punon për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021976947784424
array(1) { ["section"]=> string(106) "perplasi-per-vdekje-kalimtarin-ne-elbasan-autori-20-vjecar-ia-mbath-policia-i-vihet-pas-emri-detaje-216248" }