Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e drejtuesit të motoçikletës ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnje.
Policia bën me dije se ditën e djeshme Laver Alla, 31 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje duke drejtuar mjetin tip “Citroen X Sara” me targë AA 387 NV, ka aksidentuar mjetin motorçikletë tip "Dayang" me targë AP036 që drejtohej nga shtetasi E.M.
66 vjeçari banues në fshatin Dushk, Lushnjë ndërroi jetë në Spitalin Lushnjë.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Laver Alla, i cili do dënohet për veprën penale.