Përplasja e anijeve në Kinë, dhjetëra të zhdukur

Publikuar tek: bota, më 07:59 08-01-2018 Përplasja e anijeve në Kinë, dhjetëra të zhdukur

Një anije-cisternë me naftë është përplasur me një anije transportuese afër bregut lindor të Kinës, ndërsa 32 persona shumica prej tyre iranianë, konsiderohen të zhdukur.

Ministria e transportit e Kinës ka njoftuar sot se ekuipazhi prej 30 iranianëve dhe dy shtetasve të Bangladeshit, konsiderohen të zhdukur. Kjo anije e gjatë 274 metra, me emrin ‘Sanchi’, pas perplasjes, që ka ndodhur mbrëmë vonë, është përfshirë nga zjarri.

Në anije gjendeshin 136 tonelata kondenzati, një lloj i naftës së papërpunuar iraniane, që është ekuivalent i afro 1 milion fuqive, me vlerë prej 60 milionë dollarëve.

Ministria e transportit e Kinës tha se të 21 anëtarët kinezë të ekuipazhit të anijes transportuese janë shpëtuar. Në këtë anije, me flamur të Hong-Kongut, e cila është dëmtuar, gjendeshin 64 tonelata grurë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008965015411377
array(1) { ["section"]=> string(54) "perplasja-e-anijeve-ne-kine-dhjetera-te-zhdukur-105786" }