Përplasja e Metës me kreun e KED-së, Çipa: Reagimi i Dvoranit, i matur

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 19-11-2019 Përplasja e Metës me kreun e KED-së, Çipa: Reagimi i Dvoranit, i matur Analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa

Analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa, teksa komenton përplasjet më të fundit mes presidentit Meta dhe kreut të KED-së Ardian Dvorani, i jep të drejtë këtij të fundit.

I ftuar në emisionin Tempora, Çipa u shpreh se reagimi i kreut të KED-së pas kallëzimit dhe akuzave të drejtpërdrejta të presidentit Meta ndaj Ardian Dvoranit, ky i fundit është treguar i matur duke iu shmangur përplasjes.

"Reagimi i Dvoranit që kishte bërë sot ishte i matur, sa i përket komunikimit publik. Pra teksti zyrtar i deklarimit të tij shihet një tekst që shmangte sulmet dhe akuzat e drejtpërdrejta, që Presidenti i ka bërë zotit Dvorani. Ne momentalisht jemi që princërit e gjullurdisë në Shqipëri janë kthyer përsëri në protagonizëm politik. Ka një moment ku ajo që është ëndërr e shqiptarëve të lodhur është: "a do të ndodhë ndonjëherë në këtë vend që princërit e gjullurdisë që janë politikanët të mos kapin sistemin?" Këta janë uzurpatorë të sistemit", ka thënë Aleksandër Çipa.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025300979614258
array(1) { ["section"]=> string(74) "perplasja-e-metes-me-kreun-e-ked-se-cipa-reagimi-i-dvoranit-i-matur-186494" }