"Përplasja e Qytetërimeve e Macron është e gabuar", si presidenti francez po përpiqet për t’u rizgjedhur

Publikuar tek: bota, më 14:03 30-10-2020

Nga Pankaj Mishra

Gjëja e fundit që botës i duhet mes një pandemie ringjallëse është një përplasje civilizimesh. Megjithatë, kjo është ajo që Presidenti Francez Emmanuel Macron duket se synon ta nxisë. Në shumë udhëheqës myslimanë, ai ka gjetur partnerë të gatshëm dhe të etur për sipërmarrjen e tij.

Sipas hetimeve, adoleshenti i lindur në Çeçeni, i cili vrau në mënyrë të egër një mësues shkolle në Francë këtë muaj, përfaqëson edhe një rast tjetër të radikalizimit në internet, e njëjta forcë që ka nxitur turmat flash linç në Indi dhe milicitë e krahut të djathtë në Shtetet e Bashkuara.

Por Makron zgjodhi t’i përgjigjet aktit mizor me një represion të paprecedentë ndaj komunitetit mysliman në Francë, shoqëruar me një kritikë të ashpër ndaj kësaj feje. Duke pohuar se Islami është “kudo sot në mbarë botën”, Makron tani ka shkuar edhe më tej duke e shpallur qëndrimin e patundur të autoriteteve franceze ndaj publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, të cilat e tërbuan vrasësin e ri të mësuesit.

Për ta thënë me qartë: Makron e ka vendosur reputacionin global të Francës tek tallja banale e një figure të nderuar nga më shumë se 1 miliardë myslimanë.

Të vetëshpallurit "Kalorës të Islamit", të cilët kohët e fundit po përplasen, pranuan me padurim litarin e shpëtimit që u ishte hedhur nga Macron. Kryeministri pakistanez Imran Khan dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të dy të përfshirë nga kriza të shumta, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit Macron.

Erdogan madje vuri në dyshim shëndetin mendor të Macron, duke provokuar Francën që të tërheqë ambasadorin e saj në Turqi. Bojkotimi i mallrave franceze të kërkuar nga Erdogan tashmë po administrohet në Kuvajt dhe Katar. Protestat masive kundër Macron po shfaqen në një pjesë të gjerë të vendeve myslimane nga Libia në Bangladesh.

Ditët e fundit, islamofobia është rritur në të gjitha nivelet e shoqërisë franceze, nga Ministri i Brendshëm, i cili tha se ushqimi hallall nëpër supermarkete ka nxitur separatizmin, te sulmuesit që goditën më thikë dy gra myslimane me shami, pranë Kullës Eiffel.

Strategjia e vetë Macron duket e qartë: të dobvësojë strategjitë e rivalit të tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Trajtimi i tij i dobët i pandemisë tashmë i kishte zbehur shanset e tij për fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Makron shpreson tani që të nxjerrë vendin nga një krizë ekzistenciale, nëpërmjet retorikës mbi një Francë që ka një madhështi të pakrahasueshme me të tjerët. Dhe ai ka një traditë të gjatë të një lloj retorike të tillë.

Merrni, për shembull, këtë deklaratë nga libri i Macron "Revolucioni" në 2016: "Në shpirtin e Francës ekziston një aspiratë universale, që është në të njëjtën kohë një indinjatë e pandërprerë ndaj padrejtësisë dhe shtypjes, dhe një vendosmëri për t’u treguar të tjerëve se çfarë mendojmë ne për botën, këtu, tani dhe në emër të të gjithëve”.

Macron duket se nuk e ka konsideruar një problem themelor: Shumica e njerëzve në botë sot nuk u intereson shumë se çfarë mendojnë francezët për ta. Pohime të tilla si pretendimi i vitit 2007 nga paraardhësi i tij Nicolas Sarkozy se "afrikanët nuk kanë hyrë plotësisht në histori", ose vërejtjet e vetë Macron në 2017 se afrikanët kishin një problem "civilizues", që buronte nga gratë afrikane që lindin "7 deri në 8 fëmijë.

Duke promovuar jashtë “barrën e njeriut të bardhë”, Makron duket i pavëmendshëm mbi një problem në Francë që po përkeqësohet: Modeli i vjetër francez, që pretendonte të ishte universal dhe superior në të gjitha sistemet shoqërore, është i papërshtatshëm për një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më tepër multi-etnike dhe multi-raciale.

As fryma e Francës nuk është imune ndaj disa trendeve globale. Kohezioni shoqëror është rrezikuar në të gjithë botën nga rritja e pabarabartë dhe pabarazia ekstreme e sindikatave, kishave, gazetave lokale dhe institucioneve të tjera që dikur ndihmuan në nxitjen e pjesëmarrjes qytetare dhe përgjegjësive të qytetarisë. Pothuajse në çdo vend të madh, anëtarët e një pakice të radikalizuar në internet ndërpresin në mënyrë periodike jetën publike me akte të mbrapshta dhune.

Franca duket veçanërisht e papërgatitur për këto realitete të paqëndrueshme, pasi udhëheqësit francezë mund të mbledhin ende një mbështetje të gjerë ndaj ideologjisë së vjetruar kombëtare të shekullarizmit. Sidoqoftë, një rrethim i tillë i vagonëve mund të tjetërsojë më tej pakicat e pakënaqura dhe të vonojë modifikimet e nevojshme për vetë-imazhin e vendit dhe sistemet politike, ligjore dhe arsimore.

Në fakt, duke lavdëruar pafund traditat politike dhe intelektuale franceze, liderët e saj po i rezistojnë prirjeve të shekullit XXI.

Përmendja e citateve të Volterit, dhe figurave të tjera të mëdha të Iluminizmit francez, mund të kënaq fanatikët e laicizmit.

Por shumë më tepër njerëz në të gjithë botën tani po merren me pasojat afatgjata të asaj që Volteri, ndër shumë ndriçues të tjerë të kaluar, tha për njerëzit e me ngjyrë të zezë (dukshëm, si kafshët në marrëzinë e tyre) dhe hebrenjtë (të gjithë fanatikë të lindur).

Duke injoruar popullatën e larmishme të pakthyeshme të Francës dhe situatën e brishtë të sigurisë, si dhe një klimë ndërkombëtare shumë të paqëndrueshme, Macron ka marrë përsipër të tregojë një ide të paqëndrueshme të lavdisë franceze në përpjekjen e tij për rizgjedhje si President.  Rreziqet e oportunizmit të tij përfshijnë polarizim më të madh në vend dhe konflikte më të gjera, më të forta jashtë vendit. Ata nuk duhet të nënvlerësohen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momenti kur pallati shembet nga tërmeti 6.6 ballë në Izmir, banorët vrapojnë të frikësuar (VIDEO)
Dyshohet për viktima, tërmeti shemb ndërtesat edhe në ishullin grek të Samos (Pamjet) »
Article Logic
Execution time: 0.011810064315796
array(1) { ["section"]=> string(118) "perplasja-e-qyteterimeve-e-macron-eshte-e-gabuar-si-presidenti-francez-po-perpiqet-per-t-u-rizgjedhur-ne-detyre-225787" }