Një ngjarje tragjike ndodhi disa ditë më parë në Allias të Tiranës, ku tragjikisht humbi jetën si pasojë e një aksidenti, 10-vjeçarja Ambra Petali.
Vogëlushja humbi jetën në afërsi të shtëpisë, ndërsa shoferi i dehur u largua me shpejtësi nga vendngjarja, por më vonë u arrestua dhe tashmë ndodhet në burg.
Babai i saj ka reaguar i shkatërruar në zemër për humbjen e tij të madhe, teksa sot ka folur në “Opinion” avokatja e familjes Petali, për rastin në fjalë.
Ajo tregoi me hollësi disa detaje nga ngjarja e rëndë, dhe tha se fëmijët e tjerë të familjes e panë të gjithë ngjarjen.
“Më kanë thënë në lagjen tonë blejnë pambuk sheqeri, djali i vogël i familjes ka dalë në anën e rrugës dhe ka pritur Ambrën për të kaluar rrugën dhe për të blerë. Gjyshja ka qenë te dera për t’i dhënë lekët. Ambra ka qenë te porta. Jashte vijës së rrugës, dy pëllëmbë nga trotuari. Makina është larguar nga vendi i aksidentit. I mora fëmijët dhe i pyeta, se në fillim nuk isha në gjendje. Ky ka qenë rasti më i rëndë që kam përjetuar, dhe uroj që askush mos ta provojë as si dëshmitare. Fëmijët më thoshin mos na lërë vetëm, a do shpëtojë motra. Më thanë ishte makinë e zezë, fouristradë, xhaxhi që shtypi motrën ishte pak i shëndoshë, ishte shumë shpejt ai xhaxhi. Ky person është ndaluar dhe gjyqtari ka vendosur “arrest me burg”. Në dijeninë time familja ka dhe dy fëmijë të tjerë që ishin prezentë në ngjarje”, tha avokatja e të ndjerës 10-vjeçare.