PERPLASJA HOXHA-BERISHA/ 'Shpërthen' MERO BAZE ndaj moderatores së NEWS 24: Në vend të mbronte gazetarin… adhuroi dhunuesin

Publikuar tek: politike, më 10:47 27-02-2018 PERPLASJA HOXHA-BERISHA/ 'Shpërthen' MERO BAZE ndaj moderatores së NEWS 24: Në vend të mbronte gazetarin… adhuroi dhunuesin

Përplasja e gazetarit Artan Hoxha me ish-kryeministrin Sali Berisha mbrëmjen e 26 shkurtit në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka ngjallur reagimin e ashpër të analistit Mero Baze, për shkak të qëndrimit pro Berishës mbajtur sipas tij nga Vasili.

“Për të gjithë ata qe u indinjuan nga Erion Veliaj që u kujtoi dy gazetarëve pronarët ndërtues, sapo pamë Sali Berishën, një vrasës ende të pa arrestuar, që sulmoi një gazetar që i ka filmuar live vrasjet e tij dhe moderatorja në vend ti mbyllte telefonin dhe të behej me gazetarin, i tha se do ishte e lumtur ta kishte në studio përsëri. Ky është rasti kur dhunuesit real të gazetarëve, adhurohen. Dhe me keq akoma ndjehen të respektuar nëse i kanë mysafirë” shkruan Baze në rrjetin social facebook.

Një natë më parë, Berisha hyri live me linjë telefonike në emisionin “Studio e hapur” dhe mes tij dhe gazetarit Artan Hoxha pati debat të ashpër, dhe akuza direkte nga ish-lideri i opozitës për gazetarin.

Situatë e tensionuar, pasi Berisha disa herë në daljet publike të Hoxhës, por edhe nëpërmjet statuseve në facebook, e konsideron Hoxhën si “hjekës” të dëshmitarëve. Një akuzë e rëndë ndaj gazetarit që ky i fundit, i ka dhënë përgjigje dje në ballafaqimin me ish-kryeministrin.

Artan Hoxha e akuzoi Berishën si vrasës që do të zhdukë provat, e Berisha e akuzoi si shërbëtor të bandës së Haklajve.

Situata u tensionua në studio, kur në fakt politikanit që bënte akuzë direkte për gazetarin, iu la hapësira dhe koha e nevojshme për të folur e për të përçuar mesazhe.

 

28511043_10157015759223765_900512513_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013435125350952
array(1) { ["section"]=> string(125) "perplasja-hoxha-berisha-shperthen-mero-baze-ndaj-moderatores-se-news-24-ne-vend-te-mbronte-gazetarin-adhuroi-dhunuesin-111609" }