Përplasja me armë mes biznesmenëve për pallatin në ish-Park, gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për 2 ortakët (EMRAT-VENDIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 16-01-2021 Përplasja me armë mes biznesmenëve për pallatin në ish-Park, gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për 2 ortakët (EMRAT-VENDIMI) Biznesmeni Sino Llanaj, i gjakosur 5 ditë më parë në Astir

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “Arrest shtëpie” për dy biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça.

Dy orakët u konfliktuan me njeri-tjetrin për mosmarrëveshjet që kishin për ndërtimin e një pallati në ish-Park. Policia e Tiranës vuri në pranga dy biznesmenët më datë 14 janar, pas konfliktit për ndërtimin e një pallati në zonën e ish-Parkut. Në pranga ranë dhe tre bashkëpunëtorë të tyre.

Si pasojë e të shtënave me armë, mbeti i plagosur një kalimtar i rastit, Klodjan Kamino, ndërsa policia thotë se e ka identifikuar personin që ka qëlluar me armë, por identitetin nuk ia bën publik për arsye hetimi.

Në pranga ra dhe roja i pallatit Shkëlzen Biberi, i cili akuzohet për vepërën penale “Moskallëzim krimi”. Gjithashtu, u arrestua për këtë vepër penale dhe Skender Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç. Për të tre këta u vendos masa "Detyrim paraqitje".

Kujtojmë se, sherri mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, ka nsiur pasi nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Shkak për konfliktin mes dy investitorëve është bërë një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ Temperaturat e ulëta, Bashkia e Tiranës sistemon të pastrehët në qendrat sociale
Pas Fatos Dushës, arrestohet një tjetër person që ka lidhje me 50 sirianët që u kapën në Vlorë, zbulohet roli i tij (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013485908508301
array(1) { ["section"]=> string(133) "perplasja-me-arme-mes-biznesmeneve-per-pallatin-ne-ish-park-gjykata-e-tiranes-jep-masen-e-sigurise-per-2-ortaket-emrat-vendimi-235242" }