Elvis Koçi (Çaushllari), personi që mbeti i plgaosur mesditën e djeshme në Elbasan si pasojë e një përplasje me armë zjarri me disa persona të tjerë, thotë se nuk i njeh ata që e qëlluan.
Çaushllari, i njohur dhe me nofkën ‘Vis korçari’, ka pasur fillimisht një konflikt verbal me Migert Qosen, e më pas ky debat ka kaluar në përplasje fizike derisa dy palët kanë nxjerr armët. I plagosur si pasojë e të shtënave mbeti Elvis Çaushllari, i cili la mjetin tip Mazda në mes të rrugës dhe u nis për mjekim drejt Tiranës me një mjet tjetër.
Ai u arrestua nga Policia në Spitalin e Traumës në Tiranë kur shkoi për mjekim. Ndërkohë, sot është zbardhur një pjesë nga dëshmia e tij. Ai ka thënë se nuk i njihte personat që e qëlluan dhe dje i kishte parë ata për herë të parë. Madje, para hetuesve ai ka mohuar të ketë konflikte.
Ndërkohë, në pranga sot në lidhje me këtë ngjarje kanë rënë Feliks File 21 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje", si dhe Ersi Cekani 21 vjeç, banues në Librazhd, i akuzuar për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzim krimi".
Në kërkim është Migert Qosja, personi që dyshohet se ka qëlluar me armë dhe ka plagosur me plumb në shpatull Elvis Çaushollin dhe një shtetas tjetër me iniciale A.C.