Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga policia ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë. Si dhe janë plagosur 3 persona të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
Florian Hila 28 vjeç.
Arta Luka 26 vjeçe.
Arsonel Llanaj 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia shkoi në vendngjarje k aka nisur të kryej hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave. Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.