Përplasja me armë te ish-Parku, Policia: Është plagosur biznesmeni Sino Llanaj, në spital dhe një kalimtar i rastit që e kapi plumbi

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 13-01-2021 Përplasja me armë te ish-Parku, Policia: Është plagosur biznesmeni Sino Llanaj, në spital dhe një kalimtar i rastit që e kapi plumbi Biznesmeni Sino Llanaj, foto 4 dite me pare ne Astir

Policia e Tiranës lëshon njoftim zyrtar për përplasjen me armë zjarri që ndodhir paraditen e sotme në zonën e ish-Parkut në Tiranë, ku mbeti i plagosur biznesmeni-ndërtues Sino Llanaj.

Sipas njoftimit, Llanaj është plagosur pas një konflikti të çastit. Gjithashtu, i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodjan Kamino, i cili ka marrë plumb në kofshë. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

“Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, njofton Policia e Tiranës.

Lexo edhe: Kush është Sino Llanaj, biznesmeni që e rrahën dhe 4 ditë më parë në Astir

Lexo edhe: Sherri mes dy pronarëve te ish-Parku, 6 muaj më parë vdiq dhe roja i pallatit, biznesmenin Sino Llanaj e kanë rrahur dy herë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi BEFASUES: Koronavirusi i ri po vret më shumë GRATË se sa burrat
Ortaku i Sino Llanajt mohon përplasjen me armë, thotë se është izoluar në shtëpi, me Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.012284994125366
array(1) { ["section"]=> string(136) "perplasja-me-arme-te-ish-parku-policia-eshte-plagosur-biznesmeni-sino-llanaj-ne-spital-dhe-nje-kalimtar-i-rastit-qe-e-kapi-plumbi-234803" }