Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Elvis Çaushllarin (Vis Korçarin), Feliks Filen e Ersi Cekanin.
Personat në fjalë pak ditë më parë u përplasën në Elbasan me armë zjarri pas një konflikti. Pas përplasjes mes personave ka mbetur i plagosur Elvis Çaushllari.
File akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje, Ersi Cekani, 21-vjeç, akuzohet për moskallëzim krimi.
Kujtojmë që arsyeja e përplasjes me armë mësohet të jetë rivaliteti mes grupeve të drogës. Vis korçari mbeti i plagosur dhe u largua me të shpejtë nga vendi i ngjarjes. Me një makinë tjetër ai erdhi te Trauma për t’u mjekuar, por aty është arrestuar në flagrancë nga policia.