“Përplasja” me deklaratat për kokainën, Xhafaj: Rama më telefonoi, në operacion asnjë bashkëpunim me të huajt

Publikuar tek: politike, më 23:28 01-03-2018 “Përplasja” me deklaratat për kokainën, Xhafaj: Rama më telefonoi, në operacion asnjë bashkëpunim me të huajt

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj edhe një herë ka theksuar se në operacionin për kapjen e 6113 kilogram kokainë mëngjesin e djeshëm në Durrës nuk ka patur bashkëpunim me asnjë partner ndërkombëtar.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit që e theksonte një gjë të tillë, Xhafaj tha se Rama u informua nga vetë ai me anë të telefonit dhe shtoi se bashkëpunimi me DEA-n amerikane, Europolin dhe agjencitë gjermane ka nisur menjëherë pas kapjes së ngarkesës.

Deklarata e Xhafajt në emisionin “Real Story”:

Kryeministri më ka telefonuar mua, dhe më ka pyetur si është ngjarja dhe e ka ndërtuar deklaratën e tij në bazë të asaj çka i kam thënë unë. Midis deklaratave të mija nuk ka patur asnjë ndryshim. Në darkë u detyrova ta sqaroj. Atë që u detyrua të thotë edhe Europoli, ata habiten dhe thonë “çfarë po ndodh në vendin tuaj s’e kuptojmë”. Në këtë operacion nuk ka patur asnjë përfshirje përveç organeve shqiptare, por që në orët e para të mëngjesit ne kemi kërkuar bashkëpunim me ndërkombëtarët. Me DEA-n, Europol dhe agjencitë e qeverisë gjermane. DEA ka qenë në Tiranë këto ditë por nuk ka lidhje, ata janë njoftuar në mëngjesin e ditës së djeshme, dhe janë çuditur me këtë fakt dhe janë shprehur jashtëzakonisht mirënjohës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022974014282227
array(1) { ["section"]=> string(111) "perplasja-me-deklaratat-per-kokainen-xhafaj-rama-me-telefonoi-ne-operacion-asnje-bashkepunim-me-te-huajt-111939" }