Përplasja me Grida Dumën, Frrok Çupi – ish deputetes: Jam themeluesi i PD, partisë që t’i e ke bërë leckë dhe po fshin... (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 08:23 02-12-2020 Përplasja me Grida Dumën, Frrok Çupi – ish deputetes: Jam themeluesi i PD, partisë që t’i e ke bërë leckë dhe po fshin... (VIDEO) Frrok Çupi - Grida Duma

Analisti Frrok Çupi dhe ish-deputetja e PD Grida Duma kanë debatuar ashpër mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, aq sa nuk kanë munguar dhe fyerjet në nivel personal.

I gjithë debati ka pasur në qendër deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është shprehur se për Shqipërinë këtë vit mund të mos ketë hapje negociatash. Por pavarësisht temës, debati ka kaluar dhe në disa çështje të tjera të nxehta në vend, siç është Reforma në Drejtësi.

Ka qenë një deklaratë e Çupit se Ardian Dvorani sulmohet ngaqë donte të fuste në burg Ilir Metën, që ka nxehur debatin në studio. Ish-deputetja Duma i është kthyer analistit duke i thënë se ai nuk mund të dinte se kush do të shkojë në burg.

“Kush je ti që përfaqëson Europën? Kush je ti? Del këtu dhe thua kërkojnë në burg filanin. Opinioni publik duhet të dëgjojë ty me këtë luftën e ndëshkimit dhe giotinës, që i keni çuar fukarenjtë nëpër burgje dhe sot mbroni pisllëqet e sitemit”, i tha Duma analistit Frrok Çupi.

Por as ky i fundit nuk qëndroi në heshtje.

“Kush jam unë?! Unë jam themeluesi i asaj partie që ti e tërheq zvarrë. Unë jam themeluesi i asaj partie që ti po e bën leckë. E ke bërë leckë dhe po fshin menderet me atë parti. E more vesh?!”, u shpreh Frrok Çupi.

VIDEO:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘E shoh shumë të ngjitur LSI-në dhe PS-në’, Kryemadhi tregon socialistët të cilëve nuk mund t’ua thotë ‘FJALËN E FUNDIT’
»
Article Logic
Execution time: 0.012835025787354
array(1) { ["section"]=> string(126) "perplasja-me-grida-dumen-frrok-cupi-ish-deputetes-jam-themeluesi-i-pd-partise-qe-t-i-e-ke-bere-lecke-dhe-po-fshin-video-229862" }