Përplasja me policinë e shtetit, Rama: Ata të Bashkive ta kuptojnë, Dardha e ka bishtin pas 30 qershorit (FLET DHE PËR VENDIMIN E METËS)

Publikuar tek: politike, më 19:06 20-06-2019 Përplasja me policinë e shtetit, Rama: Ata të Bashkive ta kuptojnë, Dardha e ka bishtin pas 30 qershorit (FLET DHE PËR VENDIMIN E METËS)

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për përplasjet e këtyre ditëve mes policëve bashkiakë dhe atyre të policisë së shtetit, duke thënë se dardha e ka bishin pas 30 qershorit.

Nga Vau i Dejës, Rama tha pak më parë se koha kur deputetë me mandat futeshin nëpër komisariate, ka vdekur tashmë.

'Ata policët bashkiakë që dalin dhe kundërshtojnë policët e shtetit duhet të kuptojnë që dardha e ka bishin pas 30 qershorit. Edhe ata që i fusin nëpër qelia dhe vet ikin nëpër shpia duhet ta kuptojnë se kur hynin brenda komisariateve me mandatet e deputetëve, ska më, ajo kohë ka vdek', tha kryeministri Edi Rama.

Më tej, kreu i qeverisë tha se presidenti ka 10 ditë që i hedh benzinë zjarrit dhe deri tani sipas tij nuk ka thënë asnjë flajë për përplasjet dhe thyerjen e KZAZ-ve.

'Ka 10 ditë që i hedh benzinë zjarrit. Megjithëse e ka humb nmeritën të qëndroj në atë pozicion, akoma deri tani nuk e kam parë presidentin të thotë një fjalë për dhunën', përmbylli Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020359039306641
array(1) { ["section"]=> string(138) "perplasja-me-policine-e-shtetit-rama-ata-te-bashkive-ta-kuptojne-dardha-e-ka-bishtin-pas-30-qershorit-flet-dhe-per-vendimin-e-metes-169042" }