Përplasja me pronarin e lokalit pa leje në Ksamil, reagon IKMT

Publikuar tek: aktualitet, më 17:59 18-07-2019 Përplasja me pronarin e lokalit pa leje në Ksamil, reagon IKMT Automjeti i IKMT me xhama të thyer

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar pas përplasjes me banorët në Ksamil.

IKMT deklaron se gjatë momentit kur inspektorët ishin duke prishur një lokal pa leje, pronari i tij ka goditur me mjete të forta dhe i ka thyer xhamat furgonit të IKMT-së që ishte i parkuar dhe nuk kishte njeri brenda.

IKMT sqaron se është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin. Për këtë arsye i fton qytetarët të bëhen pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike dhe të mos bëhen problem.

Reagimi i IKMT:

Sqarim rreth incidentit të ndodhur në Ksamil

Përgjatë paradites së sotme, në kohën kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në funksion të detyrave dhe detyrimeve ligjore, ishte duke prishur një objekt pa leje në Ksamil me funksion shërbimi, ka ndodhur një incident. Një prej poseduesve të objektit, i është afruar makinës së IKMT tip furgon që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta duke thyer dy xhamat e saj. Brenda makinës nuk ka patur asnjë person. Ai është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë, nderkohë që IKMT ka kryer kallëzimin penal. 
IKMT sqaron se ajo është në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territorit publik. IKMT ka përgjegjësitë e saj përpara ligjit dhe publikut. Po ashtu edhe qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre para ligjit dhe bashkëqytetarëve. Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051337003707886
array(1) { ["section"]=> string(68) "perplasja-me-pronarin-e-lokalit-pa-leje-ne-ksamil-reagon-ikmt-172617" }