Përplasja me Ramën, Berisha merr në mbrojtje gazetaren Ilva Tare

Publikuar tek: politike, më 17:35 31-03-2016 Përplasja me Ramën, Berisha merr në mbrojtje gazetaren Ilva Tare

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për debatin e zhvilluar në emisionin “Tonight” mes gazetares Ilva Tare dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha e ka konsideruar gjuhën e Ramës si të një halabaku të rëndomtë dhe që nuk ka lidhje me një shtetar apo kryeministër.

“Me atë që ka bërë mbrëmë në “Tonight” me gazetaren  Ilva Tare ai ka folur jo si një shtetar,  jo si një intelektual,  jo si një qytetar por ka folur në mënyrë absolute, dhe e dënoj me indinjatën më të thellë, si një halabak i vërtetë sepse të mendosh se mund të turpërosh një zonjë, një gazetare me faktin se ajo është nënë dhe rrit një vajzë atëherë duhet të kesh psikologjinë e një halabaku të rëndomtë dhe kurrë të një njeriu. Dhe unë i bëj thirrje sidomos vajzave dhe grave të mediave shqiptare që të mbani një qëndrim sepse kjo është një fyerje për çdo grua, për çdo vajzë, për çdo burrë apo djalë të këtij vendi. Duhet të jesh i sëmurë i pashpresë të mendosh se mund të fyesh një zonjë sepse rrit një vajzë të vogël, që ajo në fakt është krenaria më e madhe e saj”, u shpreh Berisha përpara gazetarëve.

Lexo: Tare dhe Rama përplasen në emision, kryeministri dyshon në përgatitjen e gazetares

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090270042419434
array(1) { ["section"]=> string(69) "perplasja-me-ramen-berisha-merr-ne-mbrojtje-gazetaren-ilva-tare-36523" }