Përplasja me Ramën, Ylli Rakipi tregon si kryeministri i ngriti kurth kur ishte te Top Channel: Bashkë me Endri Fugën donin të më mbyllnin emisionin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:44 15-04-2019 Përplasja me Ramën, Ylli Rakipi tregon si kryeministri i ngriti kurth kur ishte te Top Channel: Bashkë me Endri Fugën donin të më mbyllnin emisionin

Gazetari Ylli Rakipi ka folur mbrëmjen e sotme në emisioni 'A Show' për marrëdhënien me kryeministrin Rama, dhe përplasjet e fundit mes të dyve.

I pyetur nga Adi Krasta, Rakipi është shprehur se Rama bashkë me drejtorin e tij për mediat, Endri Fuga, kanë tentuar ti mbyllin emisionin, në fillim kur ishte në televizionin privat Top Channel dhe tani që është në News 24.

'Me të gjitha llojet e presionit e ka provuar, deri tek pronari këtu ku jemi. E kam parë presionin që atij i bëhet. Në vend tjetër ku isha e kam parë presionin me një tip Koçi Xoxe që mban nga pas dhe njeriun për mediat Endri Fuga. Ky është njeriu që ndërtonte strategjinë tek TV tjetër (Top Channel) dhe më ngritën një kurth që të mos vinin njerëz nga mazhoranca. Është një përpjekje që ai do t’i ketë të gjitha, të ketë për vete edhe mediat', tha ndër të tjera Ylli Rakipi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065808296203613
array(1) { ["section"]=> string(153) "perplasja-me-ramen-ylli-rakipi-tregon-si-kryeministri-i-ngriti-kurth-kur-ishte-te-top-channel-bashke-me-endri-fugen-donin-te-me-mbyllnin-emisionin-160572" }