Përplasja në Kukës, përfundon mbledhja urgjente e PS

Publikuar tek: politike, më 19:57 20-02-2018 Përplasja në Kukës, përfundon mbledhja urgjente e PS

Strukturat e PS-së në Kukës janë përfshirë në një konflikt të hapur me të deleguarin e kryesisë qëndrore të kësaj partie, Safet Gjici. 

Menjëherë pas kësaj, Partie Socialiste u mblodh në një takim urgjent për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë.

Mësohet se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar pas mbledhjes, por pritet të vendoset së shpejti në lidhje me situatën.

Shkak i konfliktit  është bërë mbledhja e kryesisë së socialistëve, e zhvilluar më 17 janar, ku u vendos që Safet Gjici të zëvendësoje Mimi Kodhelin si të deleguar për qarkun e Kukësit.

Një grup socialistësh thonë se ky vendim është i padrejtë dhe thonë se kanë nisur edhe një grevë urie në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010315179824829
array(1) { ["section"]=> string(58) "perplasja-ne-kukes-perfundon-mbledhja-urgjente-e-ps-110903" }