Përplasja në Shkodër, Berisha: Zjarri është skenar i qeveritarëve të mafias, po të isha unë në mazhorancë nuk do të shkoja kurrë në zgjedhje

Publikuar tek: aktualitet, më 21:38 18-06-2019 Përplasja në Shkodër, Berisha: Zjarri është skenar i qeveritarëve të mafias,  po të isha unë në mazhorancë nuk do të shkoja kurrë në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Tempora’ në Ora News.

Berisha ka folur për djegien e shkollës së  mesme të gjuhëve të huaja ‘Shejnaze Juka’ në Shkodër në KZAZ-në numër 3. Sipas tij, ky është një skenar i Ramës dhe jo i qytetarëve.

Berisha gjithashtu ka reaguar edhe për zgjedhjet, që sipas tij nuk duhen bërë pa opozitën dhe po të ndodhej tani në pozicionin e mazhorancës nuk do shkonte kurrë në zgjedhje.

‘Zjarri është skenari i tyre dhe jo i qytetarëve. Rrëzimi i mafies më të rrezikshme në Europë është ky. Qytetarët po mundohen të rrëzojnë mafjen në Shkodër dhe të gjithë Europës. Ky është një skenar Stalinist i qeveritarëve  të mafias. Qytetarët po mbrojnë dekretin e presidentit të republikës. Ne themi se ky president ndryshojë datën e zgjedhjeve pas 5 precedencash. Kur isha unë në pushtet, nuk shkova në zgjedhje pa opozitën. Unë po të isha nuk do të shkoja kurrë në zgjedhje, sepse zgjedhjet nuk janë për qeverinë’, tha Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026147842407227
array(1) { ["section"]=> string(144) "perplasja-ne-shkoder-berisha-zjarri-eshte-skenar-i-qeveritareve-te-mafias-po-te-isha-une-ne-mazhorance-nuk-do-te-shkoja-kurre-ne-zgjedhje-168768" }