Përplasja për nënshtetësitë, Mero Baze analizon sjelljen e Metës: Ka punësuar një ‘qen gjahu’ në Presidencë që shan me familje gazetarët, diabolizmi i Ramës ka futur në siklet opozitën (KRAHASIMI ME BERISHËN)

Publikuar tek: politike, më 18:59 25-10-2020 Përplasja për nënshtetësitë, Mero Baze analizon sjelljen e Metës: Ka punësuar një ‘qen gjahu’ në Presidencë që shan me familje gazetarët, diabolizmi i Ramës ka futur në siklet opozitën (KRAHASIMI ME BERISHËN) Mero Baze

Gazetari Mero Baze është përfshirë në debatin për nënshtetësitë që ka dhënë presidenti Meta, pasi me anë të një shkrimi ka krahasuar sjelljen e Metës dhe Berishës me gazetarët.

Ai thotë se Berisha ka bërë veprime respresive ndaj gazetarëve, por kurrë nuk ka përdorur gjuhë fyese ndaj familjeve të tyre, ndryshe nga Meta, për të cilin thotë se ka punësuar një “qen gjahu” në Presidencë që shan nga familja gazetarët.

“Sali Berisha që ka “fituar” çmimin “10 armiqtë e lirisë së shtypit në botë”, ka bërë veprime represive ndaj gazetarëve, por këtë gjuhë nuk e ka përdour kurrë. Ai zakonisht nxirrte badigardët të rrihnin Nikoll Lesin, i burgoste Frangajn e Lekën, u digjte redaksi e makina çfarë t’i dilte para, vendoste gjoba dhe shkatërronte biznese, por publikisht përmbahej në gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve.

Ndërsa Ilir Meta ka punësuar një “qen gjahu” në Presidencë, i cili ka nisur shan me çfarë përmban libri familjes çdo gazetar që i thellon kërkimet mbi skandalet e Presidentit për dhënie shtetësie”, shkruan gazetari.

Sipas Mero Bazes, Meta ka vënë në siklet opozitën, pasi diabolizmi i Ramës që tenton ta  fryjë Metën si lideri kryesor i opozitës ka futur në një spirale heshtjeje opozitën më të madhe në vend, e cila as e zbon dot e as e mban dot, peshën e problemeve që i sjell Ilir Meta.

“Mbi të gjitha Ilir Meta ka vënë në siklet opozitën. Diabolizmi i Edi Ramës që tenton ta fryjë Ilir Metën si liderin kryesor të opozitës, dhe që e nxit atë ta ketë si palë të vetën në këtë betejë, ka futur në një spirale heshtjeje opozitën më të madhe në vend, e cila as e zbon dot e as e mban dot, peshën e problemeve që i sjell Ilir Meta”, shkruan Mero Baze.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Pse brenda PD po lindin 7 parti të reja?’ Kreshnik Spahiu: Basha po përgatitet për humbjen e 25 prillit, Berisha iu LËPI të gjithë emrave që largoi...(E PLOTË)
Merr fund dilema, Rudina Hajdari tregon emrin e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit »
Article Logic
Execution time: 0.012030124664307
array(1) { ["section"]=> string(208) "perplasja-per-nenshtetesite-mero-baze-analizon-sjelljen-e-metes-ka-punesuar-nje-qen-gjahu-ne-presidence-qe-shan-me-familje-gazetaret-diabolizmi-i-rames-ka-futur-ne-siklet-opoziten-krahasimi-me-berishen-225117" }