Përplasja Presidencë-Mazhorancë: Zbardhet draft-opinioni i Komisionit në Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese: Të funksionojë sa më shpejt GJK dhe GJL

Publikuar tek: politike, më 19:07 29-05-2020 Përplasja Presidencë-Mazhorancë: Zbardhet draft-opinioni i Komisionit në Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese: Të funksionojë sa më shpejt GJK dhe GJL Presidenti Ilir Meta

Komisioni i Venecias ka dërguar sot draft-opinionin lidhur me përplasjen mes Presidencës dhe Mazhorancës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni i Venecias i jep të drejtë presidentit Ilir Meta për sa i përket aktit të tij në 5 Nëntorit 2019, duke pezulluar procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar me ligj.

“Pavarësisht se një pezullim i tillë nuk parashikohet me ligj, ai ishte një reagim ndaj një situate të pasigurisë juridike, e cila nuk mund të zgjidhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte kompetencën e tij të emërimit, që ai gëzon në bazë të Kushtetutës, dhe këtë e vërtetoi me emërimin e një kandidati menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Kuvendit,” thuhet në draft-opinionin e Komisionit të Venecias.

Nën këto rrethanat, logjika juridike e dispozitës përkatëse nuk u zbatua dhe duket se është e arsyeshme të pranohet emërimi me vonesë i një kandidati të dytë nga Presidenti.

“Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi të betohej gjyqtari që pretendohej se ishte paracaktuar nga aplikimi i mekanizimit zhbllokues,” konkludon Komisioni i Venecias.

Ndërsa Komisioni i Venecias kërkon që për këtë çështje të shprehet edhe Gjykata Kushtetuese sapo ajo të jetë funksionale, sugjeron që KED-ja t'i dërgojë listat Kuvendit menjëherë pasi Presidenti të ketë bërë emërimin që i takon dhe nëse nuk e bën këtë pa ndonjë arsyetim, atëherë KED-ja mund t’ia dërgojë listën Kuvendit pas 30 ditësh.

Versioni përfundimtar i opinionit të Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në qershor të këtij viti.

Draft Opinioni i Komisionit të Venecias by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091931819915771
array(1) { ["section"]=> string(124) "perplasja-presidence-mazhorance-zbardhet-draft-opinioni-i-komisionit-ne-venecias-per-emerimet-ne-gjykaten-kushtetuese-208327" }