Pas përfundimit të protestës së opozitës të plagosurit u dërguan drejt spitalit të Traumës.
Mirëpo, edhe aty u regjistruan përplasje të forta. Ishte ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i cili debatoi ashpër me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, duke hedhur mbi këtë të fundit akuza të forta.
Ndërsa në këtë moment ndërhynë efektivët e policisë duke mos lejuar që përplasja verbale të shkojë në konfrontim fizik. Mirëpo, teksa efektivët mundohen të siguronin qetësinë në ambjentet e spitalit, një moment i pazakontë është fiksuar mes këtyre të fundit.
Teksa Spahia është tejet i acaruar me ministrin Lleshaj, policët tentojnë ta largojnë. Por në këtë moment njëri prej policëve godet dhe shtyn kolegun e tij. Gjesti i policit është i paqartë, por duket se ai i ka kërkuar kolegut të tij të jetë më i ashpër me ish-deputetin demokrat.
<