Debati mes shkrimtarit Agron Tufa dhe moderatorit Dritan Hila është ashpërsuar së tepërmi mëngjesin e sotëm pas një shkrimi të Tufës në Facebook.
Shkrimtari Agron Tufa, i revoltuar nga komentet e Dritan Hilës për librin e tij “Tenxherja”, e quan këtë të fundit “një lyth sekrecionesh enveriste” që nuk ka lidhje me letërsinë.
Por debatit i është bashkuar edhe Rudina Xhunga, bashkëshortja e Dritan Hilës, e cila i është përgjigjur ashpër shkrimtarit Agron Tufa.
“Cfarë gjuhe, cfarë dhune! Të çohesh në mëngjes dhe te lexosh se një shkrimtar të kërcënon se do i prese gjuhën bashkëshortit tënd, ngaqë i ka sharë "Tenxheren", librin e tij. Ku jetojmë? Këta të vrasin për një tenxhere. Në çdo vend normal, ky do shkontë në burg për kërcenim me vdekje. Po ky nuk është vend normal. Një vend që prish bunkere e bën çadra, duke ngecur në mes të asgjësë”, shkruan Rudina Xhunga.
Reagimi i shkrimtarit Agron Tufa: