Përplasje bandash në Francë, ekzekutohet një shqiptar dhe plagoset rëndë një tjetër

Publikuar tek: bota, më 21:38 04-12-2017 Përplasje bandash në Francë, ekzekutohet një shqiptar dhe plagoset rëndë një tjetër

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Francë ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Metz-Tessy (Haute-Savoie) dhe sipas “Leparisien.fr”, bëhet fjalë për përplasje mes bandave.

Një prej shqiptarëve u dërgua me urgjencë në spitalin Annecy ku ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti aty. Ndërsa shqiptari i dytë mbërriti në spital pak minuta më pas dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Policia franceze po heton për ngjarjen. Sakaq një nga pistat e dyshuara është ajo e përplasjes mes bandave të trafikut të drogës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lamborghini braktis modelin tradicional, sjell fuoristradën “Urus” (Fotogaleri)
Edhe një përpjekje e dytë për të shembur stadiumin, ndiqni pamjet e shpërthimit ‘live’ »
Article Logic
Execution time: 0.011183977127075
array(1) { ["section"]=> string(89) "perplasje-bandash-ne-france-ekzekutohet-nje-shqiptar-dhe-plagoset-rende-nje-tjeter-101972" }