Përplasje brenda KQZ, Klement Zguri nuk njeh deklaratën e zëdhënëses së tij: Nuk pasqyron qëndrimin tim si kryetar

Publikuar tek: aktualitet, më 19:52 14-06-2019 Përplasje brenda KQZ, Klement Zguri nuk njeh deklaratën e zëdhënëses së tij: Nuk pasqyron qëndrimin tim si kryetar

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka reaguar pas kërkesës së disa kryetarëve të bashkive që qeverisen nga PD dhe nga LSI që qendrat zonalet të votimit (KZAZ) të zhvendosen nga ambientet ku janë vendosur.

Zëdhënësja Drilona Hoxha, u shpreh se KQZ dënonte veprimet e krerëve të bashkive të djathta për pengimin e punës në qendrat e votimit dhe kërkesën e tyre për zhvendosjen e tyre duke paralajmëruar dhe përgjegjësi penale. Mirëpo pas deklaratës së zëdhenëses së KQZ, kryetari Klement Zguri u distancua duke thënë se ajo nuk pasqyronte qëndrimin e tij si kreu i institucionit.

Zguri tha se ai si kryetar i KQZ njihte vendimin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kujtojmë se Klement Zguri u zgjodh në krye të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pas marrëveshjes së 17 majit mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërkohë dhe ditën që KQZ mori në shqyrtim vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve dhe e cilësoi atë si të pavlefshëm, Zguri braktisi mbledhjen.

LEXO EDHE: KQZ U PËRGJIGJET KRYEBASHKIAKËVE TË DJATHTË: MOS CËNONI QENDRAT E VOTIMIT, DO MBANI PËRGJEGJËSI PENALE

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072259902954102
array(1) { ["section"]=> string(119) "perplasje-brenda-kqz-klement-zguri-nuk-njeh-deklaraten-e-zedheneses-se-tij-nuk-pasqyron-qendrimin-tim-si-kryetar-168255" }