Përplasje me armë në Gjakovë, vdesin tre persona

Publikuar tek: rajon, më 17:49 23-08-2016 Përplasje me armë në Gjakovë, vdesin tre persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gjakovës, ku si rezultat i një përplasje me armë kanë humbur jetën tre persona. Ngjarja ka ndodhur në Çarshinë e këtij qyteti, ndërsa mediat kanë publikuar emrat e viktimave dhe autorit të vrasjeve.

Sipas Express, të vdekur kanë mbetur dy vëllezërit Valon dhe Ilir Ismalaj si dhe Zef Krasniqi, 35 vjeç. Objektiv i autorit që dyshohet të jetë Gjelbrim Gjoshi, kanë qenë dy vëllezërit, të cilët njihen ndryshe në Gjakovë si "vëllezërit Madanaj". Sa i përket viktimës tjetër, Zef Krasniqit, vrasja e tij dyshohet se është aksidentale. 

Sipas informatave para një muaji vëllezërit “Madanaj” e kishin rrahur Gjelbrim Gjoshin në një hotel në Shkugëz. Ata njihen në Gjakovë si persona që kanë shkaktuar shumë probleme kurse i dyshuari për vrasje, Gjoshi ka punuar si roje sigurimi në disa lokale.

Akoma më të tmerrshme janë fotot nga vendngjarja, ku policia nuk ka mbajtur larg qytetarët nga vendi i krimit, por turma ka rrethuar nga kurioziteti trupat e të vrarëve.

Policia kosovare ka konfirmuar ngjarjen:

“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismajl Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. 

1. V. I / shqiptar / kosovar i moshës 35 vjeçare.

2. A. I / shqiptar / kosovar i moshës 28 vjeçare.

3. Z. K/ shqiptar / kosovar i moshës 37 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Deri më tani nuk ka të arrestuar. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16771817207336
array(1) { ["section"]=> string(53) "perplasje-me-arme-ne-gjakove-vdesin-tre-persona-50640" }