Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gorre të Kurbinit ku kanë mbetur të plagosur tre persona nga një përplasje me armë.
Tre shtetasit Ardit Zela 20 vjeç, Agim Zela 55 vjeç të dy banues në Mamurras dhe Besnik Vata 55 vjeç janë dërguar menjëherë në spitalin e traumas në kryeqytet. Nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e tre personave të plagosur. Ende kanë mbetur të pazbuluara motivet ose rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të zbuluar më tej detajet.