Përplasje me armë zjarri mes policisë e një grupi personash në Vlorë, dalin fotot e 3 të arrestuarve dhe zbardhet e plotë ngjarja

Publikuar tek: aktualitet, më 11:05 29-09-2015 Përplasje me armë zjarri mes policisë e një grupi personash në Vlorë, dalin fotot e 3 të arrestuarve dhe zbardhet e plotë ngjarja Ilir Birçaj

Në orët e vona të natës në një pikë kontrolli në Vlorë, disa persona kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Policisë së Shtetit pasi janë ndaluar teksa janë pikasur duke ecur me shpejtësi me automjetet e tyre. 3 persona janë bllokuar në automjet ndërsa një prej tyre ishte i plagosur.

Sipas policisë në vendin e quajtur Sherishtë, rreth orës 23:00, një nga grupet e shërbimit ka konstatuar dy automjete: një "Benz" me targë AA191HS dhe një "Land Rover" me targë VL1553D që ecnin me shpejtësi në drejtim të tyre.

Shërbimi i Policisë ka dhënë sinjal për ndalimin e automjeteve por personat nuk i janë bindur urdhërit të Policisë. Në këto momente shoferi i mjetit "Land Rover" ka qëlluar 5 herë me Pistoletë  me qëllim për t’i smbrapsur forcat e Policisë.

Shërbimet i janë kundërpërgjigjur me zjarr personave dhe janë vënë në ndjekje të tyre por për shkak të kushteve të vështira dhe errësirës, autorët janë larguar  me shpejtësi.

Menjëherë, shërbimi ka komunikuar me efektivët e tjerë të vendosur në pikën tjetër të kontrollit e cila ka bërë të mundur ndalimin e të dy mjeteve që po lëviznin njëri pas tjetrit në drejtim të Vlorës.

Personat e mjetit, Land Rover, kanë përfituar nga errësira duke ndryshuar drejtimin e rrugës dhe janë larguar menjëherë duke braktisur mjetin Land Rover.

Shërbimet e Policisë kanë bllokuar menjëherë mjetin Benz, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve të mësipërm, ku ka rezultuar që njeri prej tyre ishte i plagosur.

I plagosuri me identitetin: Martin (Erton) Hitaj, pasi është pyetur ka deklaruar se është plagosur në fshatin Kotë, megjithatë Policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes pasi rezulton për shkaqe akoma të paqarta.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-          2 armë zjarri Automatikë model 56’,

-          4 krëhëra të mbushur me 100 fishekë  model 56’,

-          120 fishekë model 56’,

-          18 fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm,

-          5 fishekë të kalibrit 9 mm,

-          3 maska pambuku të zeza,

-          2 kapele sportive,

-          1 jelek i verdhë fosforeshent,

-          3 palë dorëza plastike

-          2 palë dorëza pambuku të zeza,

-          2 aparatë celularë (Nokia&Iphone),

-          1 palë syze dielli,

-          Policia ka bllokuar dhe sekuestruar gjithashtu 3 automjete të cilat ndodheshin  në vendin e ngjarjes (Land Rover - VL1553D, Benz - AA191HS, Mitsubishi - AA296AH).

Nga hetimet paraprake, 3 shtetasit e mësipërm rezultojnë persona me precedentë të lartë kriminal dhe anëtarë të një grupi criminal brënda dhe jashtë vendit për vepra penale me tendencë si “Krime kundër personit” dhe “Trafikim narkotikësh”. Gjithashtu, shtetasi: Martin (Erton) Hitaj, rezulton person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 6 Vite Burg në shtetin Italian për “Trafikim Narkotikësh”.

Pista kryesore e Policisë është përgatitja e grupit të mësipërm për kryerjen e një grabitjeje me armë zjarri dhe me maska për të fshehur identitetin e tyre. Policia e Vlorës po punon  për identifikimin dhe kapjen e personave të larguar dhe po hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave që do të jepen në orët në vazhdim.

{gallery}Aksioni{/gallery}

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet hajduti e Kishës së Shën Kollit
Bashkëshortja e Ismailajt: Doshin e njoh prej 15 vitesh, letra e Brahos është kërcënim »
Article Logic
Execution time: 0.012188196182251
array(1) { ["section"]=> string(134) "perplasje-me-arme-zjarri-mes-policise-e-nje-grupi-personash-ne-vlore-dalin-fotot-e-3-te-arrestuarve-dhe-zbardhet-e-plote-ngjarja-21884" }