Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, te "Kryqëzimi i Cerrikut".
Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen “Fushë Mbret” të qytetit. Newsbomb.al mëson se 23-vjeçari Raif Çaushllari ka mbetur i plagosur me plumb teksa po lëvizte në këmbë. Ai është vëllai i Elvis Çaushllarit, person me precedent të mëparshëm kriminal, por nuk është ende e qartë nëse ka qenë ai objektivi. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.
Informacion paraprak:
Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.
Ngjarja e mbrëmjes së sotme ndodh vetëm pak orë pas vizitës së kryeprokurores Arta Marku në Elbasan ku nënvizoi se ky qytet rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuara, dhe prezente në jetën publike të qytetit me anë të investimeve në tregun privat dhe punët publike.