Përplasje me armë zjarri, plagoset një person

Publikuar tek: aktualitet, më 23:52 26-05-2019 Përplasje me armë zjarri, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një përplasjeje me armë zjarri në qytetin e Lezhës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, në lagjen “Gurra” të qytetit, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet R.K.

Ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, që momentalisht janë të paqarta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022107124328613
array(1) { ["section"]=> string(51) "perplasje-me-arme-zjarri-plagoset-nje-person-165809" }