Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit ku disa të rinj janë konfliktuar mes tyre me mjete të forta dhe thika.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes në lagjen “Vullnetari”. Në konflikt janë përfshirë disa dhjetra persona.
Bëhet me dije se ka edhs disa të plagosur, të cilët janë shoqëruar në spitalin Kirurgjik të këtij qyteti. Ndërkohë Policia e Elbasanit ka nisur hetimet dhe pritet të japë detaje në vijim.