Përplasje mes autoriteteve dhe minoriteteve në Mal të Zi, shkak simbolet etnike

Publikuar tek: rajon, më 11:29 15-10-2019 Përplasje mes autoriteteve dhe minoriteteve në Mal të Zi, shkak simbolet etnike

Përdorimi i simboleve etnike në Mal të Zi ka përplasur autoritetet dhe përfaqësuesit e minoriteteve. Probleme të mëdha ka edhe me përdorimin e simboleve shqiptare.

Ministria e Kulturës së Malit të Zi njoftoi në mes të gushtit se do të ngrinte dy akt-akuza kundër pjesëtarëve të minoriteteve, për përdorimin e simboleve të shteteve të tjera në Mal të Zi.

E para u njoftua kundër organizatorëve të koncertit humanitar “Për Kosovën e Metohinë tonë”, që u mbajt në Herceg Novi.

Ministria pohoi se në këtë manifestim janë përdorur simbolet e Serbisë dhe është përdhosur himni kombëtar i Malit të Zi. Por as dy muaj më vonë ende nuk dihet nëse Ministria ka paraqitur ndonjë padi apo këto kanë qenë vetëm “kërcënime boshe”.

DË ka kërkuar informata shtesë për rastet. Në kohën e ndodhjes së këtyre dy ngjarjeve, thuhej se organizatorët e manifestimeve të kontestuara nacionaliste kanë shkelur ligjin. Në Mal të Zi jetojnë përveç malazezëve edhe shqiptarë, serbë, bosnjakë, myslimanë, kroatë dhe romë. Ata të gjithë kanë të drejtë të përdorin flamujt e tyre, por në kushte të caktuara.

Por ka njerëz që pohojnë se ligjet malazeze, janë kontradiktore dhe të pasakta. Gjykatat kanë ndëshkuar shumë shqiptarë në Tuz apo Ulqin, por shkak të përdorimit të flamujve shqiptarë. Kjo ka shkaktuar protesta të ashpra të politikanëve shqiptarë. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, theksuan një muaj më parë se “flamujt shqiptarë në Mal të Zi do të vazhdojnë të valëviten”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01811695098877
array(1) { ["section"]=> string(85) "perplasje-mes-autoriteteve-dhe-minoriteteve-ne-mal-te-zi-shkak-simbolet-etnike-182127" }