Përplasje ministër-president për Kosovën, shefi i diplomacisë çeke del hapur: Nuk ka arsye të tërheqim njohjen

Publikuar tek: rajon, më 17:28 11-09-2019 Përplasje ministër-president për Kosovën, shefi i diplomacisë çeke del hapur: Nuk ka arsye të tërheqim njohjen Ministri i Jashtëm çek Tomas Petricek (m) dhe Presidenti i Rep.Çeke Milos Zeman

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke Tomas Petricek kundërshtoi hapur presidentin e vendit të tij Milos Zeman për deklaratat se mund të revokohet njohja e Kosovës nga ky shtet.

Në një prononcim për Agjensinë Shtetërore të Lajmeve Çeke, Petricek shtoi se nuk është në interesin e këtij vendi tërheqja e njohjes së Kosovës. Shefi i diplomacisë së Republikës Çeke pranoi se do të duhej më parë të bisedonte me presidentin Milos Zeman.

‘’Megjithëse nuk shoh ndonjë arsye për të patur një debat të tillë në këtë moment, sepse situata në Ballkan nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike, do të dëshiroja të flisja më parë me presidentin për të dhënë këtë opinion. Ne e njohëm ‘de jure’ Kosovën në 2008 dhe është në interesin e sigurisë dhe gadishmërisë së politikës tonë të jashthme që të mos e ndryshojmë këtë vendim’’, deklaroi për agjensinë ‘’CTK’’ Ministri i Jashtëm çek Petricek.

Pas deklaratave të vazhdueshme të presidentit të Çekisë Milos Zeman se do të rishikojë njohjen e Kosovës nga vendi i tij, Kosova refuzoi kategorikisht të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të Vishegradit (Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Rep.Çeke) bashkë me homologët e Ballkanit Perëndimor.

Duket se marrëdhënia e ngrohtë midis presidentit Zeman dhe homologut serb Aleksander Vuçiç mund të ndikojë në klimën e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Republikës Çeke.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026779890060425
array(1) { ["section"]=> string(115) "perplasje-minister-president-per-kosoven-shefi-i-diplomacise-ceke-del-hapur-nuk-ka-arsye-te-terheqim-njohjen-178096" }