Përplasje Mustafa-Haradinaj për postin e Presidentit në Kosovë? Nënkryetari i LDK-së jep lajmin që mund të ‘trazojë’ politikën kosovare

Publikuar tek: rajon, më 17:39 26-10-2020 Përplasje Mustafa-Haradinaj për postin e Presidentit në Kosovë? Nënkryetari i LDK-së jep lajmin që mund të ‘trazojë’ politikën kosovare Mustafa - Haradinaj

Mandati i Presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi përfundon në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ndërkohë që partia AAK ka dalë hapur duke propozuar emrin e kryetarit të saj Ramush Haradinaj si pasardhës të Thaçit.

Madje AAK dhe vetë Haradinaj janë shprehur se nëse ky i fundit nuk votohet nga LDK si president i ardhshëm, ata do të dalin nga qeveria dhe do ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Por duket se të tjera plane ka LDK, pasi deputetët e kësaj partie kanë vendosur që të kandidojnë kryetarin Isa Mustafa për të marrë karriken e Thaçit.

Ky lajm bëhet i ditur nga nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, i cili tha se LDK nuk ka asnjë kandidat tjetër veç Isa Mustafës.

“Ende nuk kemi marrëveshje për president, unë po përsëris vazhdimisht që LDK-ja e ka ofruar rolin e vet konstruktiv për t’i dhënë vendit stabilitet. Ne jemi për një president konsensual, sa më konsensual në Kuvendin e Republikës, përtej saj nëse ka mundësi në mënyrë që t’i jepet vendit stabilitet. LDK nuk ka biseduar me askënd për çështjen e ndarjes së rolit të presidentit. Nëse LDK-së i bie në mandat, ose LDK-ja duhet ta udhëheqë, ne besoj që do të japim kontributin tonë dhe nuk kemi emër tjetër përpos Isa Mustafës. LDK-ja pajtohet parimisht me çdo emër i cili afron të gjitha palët, të gjitha partitë në Kuvend të Republikës për të zgjedhur një president sa më konsesual të mundshëm”, tha Haziri.

Por ky vendim i LDK-së mund të sjellë përçarje në qeverisje, pasi përballja Haradinaj-Mustafa për postin e presidentit do të sillte edhe prishjen e koalicionit qeverisës dhe do ta drejtonte Kosovën në zgjedhje të parakohshme.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre viktima nga Covid në Kosovë, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)
»
Article Logic
Execution time: 0.010885953903198
array(1) { ["section"]=> string(139) "perplasje-mustafa-haradinaj-per-postin-e-presidentit-ne-kosove-nenkryetari-i-ldk-se-jep-lajmin-qe-mund-te-trazoje-politiken-kosovare-225242" }