Përplasje në 30 qershor? Lleshaj: Policia NUK DO BËJË asgjë po u ngrit i gjithë POPULLI

Publikuar tek: politike, më 22:35 24-06-2019 Përplasje në 30 qershor? Lleshaj: Policia NUK DO BËJË asgjë po u ngrit i gjithë POPULLI

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia e shtetit nuk mund të veprojë kurrë ndaj një populli të tërë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si do të veprojë policia për të menaxhuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor nëse ka incidente, Lleshaj tha se policia do të merret me kriminelët.

Por në rast se ngrihet i gjithë populli, “policia nuk do bëjë asgjë”, tha ai. Më tej Lleshaj ironizoi opozitën, duke thënë se nëse e kanë të gjithë popullin me vete, atëherë do e kishin shumë të lehtë të fitonin zgjedhjet.

“Argumenti nuk është racional, sepse policia nuk është për të përballuar të gjithë popullin shqiptar. Nëse ne jemi këtu për të frenuar të gjithë popullin shqiptar që ngrihet kundër zgjedhjeve, policia nuk do bëjë asgjë. Policia është për t’u marrë me kriminelët. Nuk merret me të gjithë popullin shqiptar, nuk është ky opsion. Po nëse opozita ka gjithë popullin me vete, atëherë mund t’i fitojë kollaj fare zgjedhjet”, tha Lleshaj., 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015084981918335
array(1) { ["section"]=> string(92) "perplasje-ne-30-qershor-lleshaj-policia-nuk-do-beje-asgje-po-u-ngrit-i-gjithe-populli-169611" }