Përplasje në emision për Haki Çakon, Lala: Ç'ka bërë Çako? Ndërhyn Hoxha: Kush i kapi 12 ton kanabis, s'ishte vegël

Publikuar tek: politike, më 22:48 08-01-2018 Përplasje në emision për Haki Çakon, Lala: Ç'ka bërë Çako? Ndërhyn Hoxha: Kush i kapi 12 ton kanabis, s'ishte vegël

Nuk kanë munguar tensionet në emisionin “Studio e Hapur” ku të ftuar për të diskutuar rreth lirimit të Haki Çakos janë gazetarët Artan Hoxha, Anila Basha dhe Klodiana Lala.

Kjo e fundit është revoltuar teksa ka bërë disa herë pyetjen se “çfarë ka bërë Haki Çako”, gjatë qëndrimit të krye të policisë.

Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e gaztarit Artan Hoxha, i cili është shprehur se Çako s’ka qenë kurrë vegël e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, teksa përmendi një nga sukseset e tij, kapjen e 12 ton kanabis.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: Më jep një rast suksesi të Haki Çakos. Çfarë ka bërë, çfarë ka bërë?

Artan Hoxha: 12 ton kanabis, kush i kapi... kush i kapi? Por ne sot nuk mund të bëjmë çdo gjë që ka bërë ky të zezë, meqënëse iku. Ai nuk ishte vegël qorre dhe bënte çfarë i thoshte Saimir Tahirit. Çfarë ka dashur ka bërë. Mos kujtoni se ai, ai nuk ka qenë me sy mbyllur.

Artan Hoxha: Kur iku Tahiri ai shkoi me rritje, ai çoi çështjen, Orest Sotën atje. Ai nuk ishte një vegël qorre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012341976165771
array(1) { ["section"]=> string(117) "perplasje-ne-emision-per-haki-cakon-lala-c-ka-bere-cako-nderhyn-hoxha-kush-i-kapi-12-ton-kanabis-s-ishte-vegel-105893" }