Përplasje në Gjykatën Kushtetuese, Kristo akuzon kryetarin Dedja: Më bëri pjesë të shortit pa dijeni

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 31-01-2017 Përplasje në Gjykatën Kushtetuese, Kristo akuzon kryetarin Dedja: Më bëri pjesë të shortit pa dijeni

Vladimir Kristo, pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por i përjashtuar sot nga sitemi për shkak se refuzoi të dorëzonte formularin e pasurisë, ka akuzuar kryetarin Bashkim Dedja se e ka propozuar pa dijeninë e tij si anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kristo ka deklaruar se nuk do të pranojë të jetë pjesë e KED edhe pse shorti e zgjodhi atë si anëtar të institucionit të ri.

“Së fundi, edhe diçka për shortin me gogla që u hodh të premtën për anëtarët e KED në të cilin unë u bëra pjesë në mënyrë të njëaneshme nga kryetari i kësaj Gjykatë pa dijeninë dhe vullnetin tim. Për të njëjtat arsye si më lart por edhe për faktin se unë jam në konflikt interesi në raport me objektin e veprimtarisë së këtij Këshilli, deklaroj se nuk do të jem pjesë e tij. Konflikti i interesit qëndron në faktin se, ky Këshill do të përzgjedhë edhe Anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të jetë Zëvendësuesi im”, ka thënë ndër të tjera Kristo për panorama.

Vladimir Kristo është një nga gjyqtarët më jetëgjatë në vend, i cili ka shërbyer edhe gjatë sistemit të komunizmit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritëro Agolli prej ditësh i shtruar në spital, probleme me frymëmarrjen
Gjyqtari i Administratives deklaron 52 lekë dhe borxhe pa fund, gazetarja i dhuron një thes me miell »
Article Logic
Execution time: 0.010900020599365
array(1) { ["section"]=> string(104) "perplasje-ne-gjykaten-kushtetuese-kristo-akuzon-kryetarin-dedja-me-beri-pjese-te-shortit-pa-dijeni-67273" }