PËRPLASJE në Komisionin e Arsimit, Vokshi për Nikollën: Ke shkelur ligjin. Ministrja: Drejtoni një mbledhje në formën më të shëmtuar

Publikuar tek: politike, më 11:39 20-02-2018 PËRPLASJE në Komisionin e Arsimit, Vokshi për Nikollën: Ke shkelur ligjin. Ministrja: Drejtoni një mbledhje në formën më të shëmtuar

Ka nisur me debate seanca dëgjimore me ministren e Arsimit Lindita Nikolla në Komisionin e Medias dhe Arsimit. Ministrja është thirrur nga anëtarët e djathtë për të folur për ligjin e arsimit të lartë. Ndërkohë që ka patur përplasje mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe ministres Nikolla.

Vokshi i ka kërkuar Nikollës nëse është shkelur ligji i Arsimit të Lartë. Ndërsa ministrja shprehet se opozita ka dezinformuar publikun.

Pjesë nga debati:

Vokshi: A e keni shkelur ju ligjin?

Nikolla: Ju falenderoj që sa herë hapni gojën bëni diferencën.

Vokshi: Shyqyr zotit jemi shumë ndryshe.

Nkolla:  Më lejoni të flas. Mos u largoni kur votohet për reformat në drejtësi.

Boçi: Jemi te komisioni i arsimit jo i ligjit. (Qesh)

Nikolla: Atë që bëni më mirë është që të gënjeni. Kur flisni për 15 mijë pedagogë. Mos dizinformoni publikun. Një zonjë drejton një komision në formën më të shëmtuar.

Vokshi: Ooo... Nuk mundeni ju zonja ministre as të përcaktoni drejtuesit e komisionit. Nuk mundeni ju zonja ministre të ndërhyni në jetën paralamentare. Ju lutem flisni për Ligjin e arsimit të lartë a është shkelur ligjii arsimit të lartë? A jeni ju shkelëse e ligjit? Na thoni konsekuencat e mos nxjerrjes së akteve nënligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010519027709961
array(1) { ["section"]=> string(135) "perplasje-ne-komisionin-e-arsimit-vokshi-per-nikollen-ke-shkelur-ligjin-ministrja-drejtoni-nje-mbledhje-ne-formen-me-te-shemtuar-110843" }