Përplasje në Parlament, PD çohet në këmbë, garda bllokon foltoren, Ruçi-Bashës: O bodigard, ulu poshtë

Publikuar tek: politike, më 18:52 15-01-2018 Përplasje në Parlament, PD çohet në këmbë, garda bllokon foltoren, Ruçi-Bashës: O bodigard, ulu poshtë

Vetëm pak minuta nga fillimi, seanca e parë parlamentare për këtë vit është ndërprerë për shkak të tensioneve në sallë.

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka vijuar të marrë fjalën por është ndërprerë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, duke thënë se nuk ishte radha e tij për të folur dhe i ka kërkuar të respektojë procedurën.

Kaq ka mjaftuar që Lulzim Basha të çohet në këmbë dhe t’i drejtohet foltores, së bashku me të edhe disa deputetë të tjerë. Por menjëherë ka ndërhyrë garda duke formuar kordonin.

Ruçi i ka përsëritur disa herë Bashës fjalët: “Ulu poshtë. O kryetar, ulu poshtë”.

“Mos bëj liderin. Ulu poshtë dhe mos bëj bodyguardin”, ka vijuar Ruçi duke ndërprerë për 5 minuta seancën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010564088821411
array(1) { ["section"]=> string(104) "perplasje-ne-parlament-pd-cohet-ne-kembe-garda-bllokon-foltoren-ruci-bashes-o-bodigard-ulu-poshte-106647" }