Përplasje në prokurorinë e Elbasanit pas shkarkimit? Zbardhet biseda e Dritan Ginës me drejtuesin e ri të Arta Markut

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 10-01-2018 Përplasje në prokurorinë e Elbasanit pas shkarkimit? Zbardhet biseda e Dritan Ginës me drejtuesin e ri të Arta Markut

Një ditë pas shkarkimit të tij nga detyra si prokuror i Elbasanit, mëngjesin e sotëm Dritan Gina është paraqitur sërish në zyrën e tij, ndërkohë aty ka gjetur prezent edhe drejtuesin e ri të komanduar po ditën e djeshme nga Arta Marku, Ardian Nezha.

Në media u përfol se mes tyre ka patur një përplasje dhe se Gina nuk pranonte të lëshonte zyrën e prokurorit, pasi ashtu siç e deklaroi edhe vetë një ditë më parë, vendimi i Markut është joligjor. Në këto kushte, Gina deklaroi publikisht se nuk do të lironte detyrën.

Disa orë më vonë, takimi i dy prokurorëve është zbardhur rreth asaj që ka ndodhur për pak minuta në prokurorinë e Elbasanit.

Mësohet se dy prokurorët kanë zhvilluar një takim të shkurtër mes tyre dhe Gina i ka uruar Nezhës për detyrën e re.

Po ashtu, ai ka deklaruar se është rikthyer në zyrë për të marrë kallëzimin penal që dorëzoi sot te Krimet e Rënda ndaj Arta Markut për “Shpërdorim detyre”.

“S’kam ndërmend që me kokëfortësi të uzurpoj zyrën e prokurorit”, është shprehur Gina, i cili sot i është rijthyer detyrës në prokurorinë e Tiranës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i 2 inspektorëve për korrupsion në Fier, reagon për herë të parë Drejtoria e Tatimeve
Shkarkimi i çiftit të prokurorëve, Gina: Arta Marku mori hak ndaj gruas sime, u përndoq prej dy javësh »
Article Logic
Execution time: 0.012102127075195
array(1) { ["section"]=> string(123) "perplasje-ne-prokurorine-e-elbasanit-pas-shkarkimit-zbardhet-biseda-e-dritan-gines-me-drejtuesin-e-ri-te-arta-markut-106066" }