Përplasje Spiropali- KLSH, ish-drejtoresha: Asnjë ditë s’kam bërë kurs anglishteje. Punonjësit i gjeta analfabetë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:08 26-08-2015 Përplasje Spiropali- KLSH, ish-drejtoresha: Asnjë ditë s’kam bërë kurs anglishteje. Punonjësit i gjeta analfabetë Elisa Spiropali dhe raporti për abuzimet me parate publike

Reagon Elisa Spiropali pas akuzave për shpërdorim të parave publike në funksion të një kursi online në gjuhën angleze. Ish-drejtoresha e Doganave përgënjeshtron lajmin dhe thotë se kursi ka qenë për punonjësit pasi vetë ajo e di gjuhën angleze, dhe nuk ka përfituar asnjë ditë nga kursi duke shtuar se kontrata është ende e vlefshme dhe funksionale për administratën aktuale.

KLSH, në një raport paraprak pretendon se ish-drejtoresha ka kryer shkelje duke abuzuar me paratë publike. Po sipas këtij pretendimi të KLSH, rezulton se ish- drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, nëndrejtoresha Blerta Kraja dhe drejtori i Antikontrabandës, Admir Abrija me paratë publike kanë kryer “kurse online”.

Sipas pretendimit të KLSH, edhe pse Spiropali dhe drejtorët e tjerë nuk kanë bërë bërë kërkesë zyrtare për të ndjekur këto kurse, sërish ato janë paguar nga buxheti. Ish-drejtoresha kërkon që portali newsbomb.al të përgënjeshtrojë dhe dënojë burimet e pavërteta sipas saj, dhe shprehet e gatshme të na verë në dispozicion një kopje të kontratës.

“Sot portali Lapsi.al dhe NewsBomb.al ka nxjerr në media përkatesisht me titujt “Ekskluzive/Drejtoret e Doganave shpenzuan para per kurse anglishteje” dhe “Ish-Drejtoresha e Doganave abuzime me paratë publike, mësonte anglishten online”.

Duke vlerësuar përpjektet për investigim të dy portaleve, dua të sqaroj opinion publik se ky lajm është kryekeput i pavërtetë dhe abuziv, dhe uroj që të dy portalet të botojne përgenjeshtrimin dhe të denojne burimet e pavërteta.Një kopje e kontratës mund t'u vihet në dispozicion menjëherë.

Sqarojme se kontrata për 480 mije Lekë (4 milionë leke të vjetra) ofron perfeksionimin në 5 (pesë) gjuhe të huaja*: anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht për 52 punonjes të doganës. Konkretisht, në këtëkurs do të perfshiheshin 4 grupe punonjësish, me nga 13 persona secili, pra gjithsej me rrotacion deri në fund të nentorit 2015 do të përfitonin këtë formim profesional 52 punonjë”, shkruan Spiropali duke kujtuar të drejtën e formimit profesional, si një nga të drejtat e nëpunësit civil.

“Administrata doganore si pjesë e administrates publike që merret përditë me tregtinë ndërkombetare e ka cmuar të vyer qe t'i perfeksionojë punonjësit e saj të cilët fatkeqesisht i gjeti pothuaj analfabet në komunikimin në gjuhe të huaj, për t'i sherbyer sa më mirë biznesit ndërkombetar.

Une, Elisa Spiropali, ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, nuk kam perfituar asnjë ditë nga ai kurs. Kjo kontratë në dijenine time është ende e vlefshme dhe funskionale për administraten aktuale”, përmbyll reagimin e saj ish-drejtoresha.

Në raportin paraprak të KLSH thuhej se dëmi që i është shkaktuar shtetit nga ky kurs kap vlerën e 468.000 lekë me TVSH

“Për këtë shpenzim, nuk ka kërkesë nga personat që kanë nevojë për përmirësimin e gjuhës angleze, 13 personat e vendosur në listën nr. 29757 prot, datë 9.12.2014 janë: E. Spiropali, B. Kraja, A. Abrija, M. Meko, O. Pulaj, A. Veleshnja, E. Cibaku, E. Kepi, L. Shkreli, P. Disha, E. Xhabija, A. Trajani dhe K. Dashi, të cilët në pozicionet që kanë pasur në vitin 2014 një pjesë e mirë e tyre kanë qënë në nivelin e lartë menaxherial, pozicione të cilat kërkojnë kualifikim të lartë profesional dhe i gjuhës së huaj.

- Sa më sipër lloji i shpenzimit është i pa justifikuar ligjërisht dhe pa efektivitet në raport me rezultatet përfundimtare dhe objektivat e vendosura, pasi nuk mund të përdorim fondet buxhetore për përmirësimin e gjuhës së huaj apo kualifikime të cilat duhet të përballohen nga vetë përfituesit pasi lidhen drejtpërdrejt me nivelin arsimor personal.”, thuhej në raport..

spiropaliok

Raporti paraprak i KLSH-së 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasen dy makina para TVSH-së (FOTO)
Shqiptarët ndër popujt që konsumojnë më pak hashash në Europë »
Article Logic
Execution time: 0.012029886245728
array(1) { ["section"]=> string(115) "perplasje-spiropali-klsh-ish-drejtoresha-asnje-dite-s-kam-bere-kurs-anglishteje-punonjesit-i-gjeta-analfabete-19226" }