Përplasjet prej ditës së djeshme mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite në rripin e Gazës ku deri më tani raportohen rreth 58 viktima, ka bërë që Ambasada e Palestinës në kryeqytet të organizojë një protestë paqësore.
Së bashku me anëtarë të komunitetit palestinez në Tiranë, zgjodhën që me anë të tubimit të kryenin homazhe për viktimat e shënuara në Gaza, ndërkohë që dita e sotme për popullin e Palestinës shënon edhe 70 vjetorin e Nakba (katastrofa).
Nakba është dita e cila përkujton largimin e mijërave palestinezëve nga vendi i tyre për shkak të krijimit të Izraelit në vitin 1948.