Përplasje të reja Rusi-SHBA, Navalny bëhet ‘mollë sherri’ mes Uashingtonit dhe Kremlinit zyrtar

Publikuar tek: bota, më 23:44 17-01-2021 Përplasje të reja Rusi-SHBA, Navalny bëhet ‘mollë sherri’ mes Uashingtonit dhe Kremlinit zyrtar Alexei Navalny

Arrestimi i kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny ka ngjallur reagimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Përmes kreut të Sigurisë së presidentit të zgjedhur, Joe Biden, Jake Sullivan, SHBA ka kritikuar vendimin e Kremlinit zyrtar.

Në reagimin e tij në “Twitter”, Sullivan shkruan se Navalny duhet që të lirohet menjëherë pasi ky është padrejtësi.

“Z. Navalny duhet të lirohet menjëherë, dhe autorët e sulmit të egër mbi jetën e tij duhet të mbajnë përgjegjësi. Sulmet e Kremlinit ndaj Z. Navalny nuk janë thjesht shkelje e të drejtave të njeriut, por një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre,” shkroi ai.

Alexei Navalny u arrestua sot në Moskë me të zbritur nga avioni me të cilin mbërriti nga Gjermania, ku gjendej i shtruar prej 4 javësh për shkak të një helmimi që i bënë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shteti europian merr vendimin: Deri në fund të qershorit do të vaksinohet e gjithë popullsia
Betimi i Joe Biden, në Uashington mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.013453960418701
array(1) { ["section"]=> string(99) "perplasje-te-reja-rusi-shba-navalny-behet-molle-sherri-mes-uashingtonit-dhe-kremlinit-zyrtar-235379" }