Përplasje te universiteti i Shkodrës, studentja i hedh bojë në kokë rektorit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 10-05-2019 Përplasje te universiteti i Shkodrës, studentja i hedh bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi

Një incident raportohet të ketë ndodhur në universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.

Mësohet se një studente i ka hedhur bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbledhjes së komisionit të Etikës në universitet.

Siç shihet mga pamjet një vajzë, e cila mësohet se është studente në fakultetin e Juridikut i ka hedhur bojën në kokë rektorit dhe më pas është larguar.

Ky veprim është ndërmarrë nga studentja në formë proteste për shkak të ankesave të studentëve lidhur me problematikat në universitet.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që studentët shpërthejnë në revoltë në universitetin e Shkodrës. Pak ditë më parë një studente theu derën e universitetit.

KAKKAAAAAA.jpg

LALLALLAAAA.jpg

rek.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025875806808472
array(1) { ["section"]=> string(82) "perplasje-te-universiteti-i-shkodres-studentja-i-hedh-boje-ne-koke-rektorit-163726" }