Përplasje Vokshi-Kumbaro për skandalin në Butrint, ministrja: Betonin e lejon ligji që ç’ke me të

Publikuar tek: politike, më 17:32 11-10-2017 Përplasje Vokshi-Kumbaro për skandalin në Butrint, ministrja: Betonin e lejon ligji që ç’ke me të

Debat i ashpër mes deputetes Albana Vokshi dhe ministres Mirela Kumbaro në seancën dëgjimore për skandalin e ndërtimit në Parkun Arkeologjik të Butrintit.

Justifikimin për ndërtimin ministrja Kumbaro e ka gjetur te materialet e përdorura të cilat sipas saj nuk hynë në thellësi të tokës. Ndërsa Vokshi i ka kërkuar të përgjigjet nëse UNESCO ka aprovuar ndërtimin në Butrint.

Debati:

Vokshi: Çfarë është kjo a është beton? Nuk e lejon ligji

Kumbaro: E lejon ligji që ç’ke me të. Ligji lejon një platformë. Shtrohet shresa e zhavorrit mbi të cilën shtrohet platforma dhe ka një shtresë të lëvizshme teli hekuri.

Vokshi: S’kemi ardhur këtu për dërrasa e xhama. A ke beton. Ja ku e ke.

Kumbaro: E gjitha ajo platformë mund të zhvendoset në çdo moment dhe është plotësisht i lejueshëm nga ligji.

Vokshi: A e keni marrë lejen e UNESCO?

Kumbaro: Në fakt ju kërkuat çfarë i kemi komunikuar ne UNESCO. Unë këtu kam gjitë paketën çfarë i kam komunikuar unë UNESCO.

Vokshi: Po apo jo, a ju ka dhënë leje UNESCO?

Kumbaro: Nuk ka gërmime.

Vokshi: UNESCO, po apo jo?

Kumbaro: Po të tregoj çfarë është UNESCO.

Vokshi: E di çfarë është UNESCO, a e ke marrë miratimin apo jo?

Kumbaro: UNESCO nuk bën miratime përprojekte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019757986068726
array(1) { ["section"]=> string(101) "perplasje-vokshi-kumbaro-per-skandalin-ne-butrint-ministrja-betonin-e-lejon-ligji-qe-c-ke-me-te-95538" }