Përplasjet e dhunshme dje në Elbasan, para derbit Partizani-Tirana, arrestohen 2 tifozët ‘problematikë’, 14 të tjerë në hetim (EMRAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:45 22-01-2021 Përplasjet e dhunshme dje në Elbasan, para derbit Partizani-Tirana, arrestohen 2 tifozët ‘problematikë’, 14 të tjerë në hetim (EMRAT-VIDEO) Foto nga perplasja dje ne Elbasan

Stiven Vojka dhe Kevi Beqiraj janë dy prej tifozëve “problematikë” që kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, për shkak të trazirave që shkaktuan dje, para derbit Partizani-Tirana.

Si pasojë e përplasjeve të dhunshme, mbetën të lënduar tre tifozë të tjerë. Ndërkohë, veç dy të arrestuarëve janë nën hetim dhe 14 tifozë të tjerë, të cilët dyshohet se kanë hedhur sende të forta drejt njëri-tjetrit.

Dëmet materiale kanë qenë të shumta në rrugët pranë stadiumit, janë thyer xhamat e një lokali si dhe i është vënë flaka një makine të parkuar. Policia ndërhyri për të ruajtur qetësinë, por as kjo nuk ka mjaftuar, me tifozët që kanë nisur të sulmojnë edhe Blutë e Elbasanit.

Informacion/ Elbasan

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërndante kokainë në disa zona të Tiranës, prangonet “spaçatori” 40 vjeçar (EMRI - Çfarë iu gjet në makinë)
Në Shkodër 738 hektarë tokë nën ujë, IGJEUM parashikim për reshje intensive: Do ketë rritje të niveleve në lumenjtë Drin-Buna dhe në Vjosë (DATAT) »
Article Logic
Execution time: 0.018272876739502
array(1) { ["section"]=> string(139) "perplasjet-e-dhunshme-dje-ne-elbasan-para-derbit-partizani-tirana-arrestohen-2-tifozet-problematike-14-te-tjere-ne-hetim-emrat-video-235944" }