Përplasjet e forta, Isa Mustafa mesazh Hashim Thaçit: Mendohu mirë, Berisha ka bërë të pamundurën...

Publikuar tek: politike, më 07:37 26-05-2019 Përplasjet e forta, Isa Mustafa mesazh Hashim Thaçit: Mendohu mirë, Berisha ka bërë të pamundurën...

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar përplasjet e forta mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij këto sulme nuk nxjerrin një të vërtetë. Mustafa ka dalë në mbrojtje të Berishës, duke iu drejtuar Thaçit se duhet të mendohet mirë para s'e ti thotë Berishës që ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit.

"Sali Berisha, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë ka bërë të mundurën e të pamundurën për ta ndihmuar dhe përkrahur Kosovën", shprehet Mustafa mes të tjerash.

Komenti i plotë:

Miq të nderuar,

Sulmet ndërmjet Presidentit Thaçi dhe ish Presidentit të Shqipërisë, Berisha, nuk nxjerrin një të vërtetë. Si të tilla i konsideroj të dëmshme dhe të panevojshme.

Duhet të mendohesh mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit. Askush nuk të beson dhe në këtë askush merr pjesë edhe vet Presidenti Thaçi. Nuk është me rëndësi të gjurmojmë se kur dhe çfarë kanë thënë njëri për tjetrin, dhe si e kanë ngritur shoqishoqin në piedestal, por edhe ne të tjerët e njohim edhe Sali Berishën edhe Hashim Thaçin.

Sali Berisha, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë ka bërë të mundurën e të pamundurën për ta ndihmuar dhe përkrahur Kosovën. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, sa isha ministër i Qeverisë Bukoshi, në ekzil, për Kosovën ka qenë e hapur çdo derë e Qeverisë dhe Presidencës shqiptare me Sali Berishën; ka qenë në dispozicion tonin e tërë diploacia shqiptare, ministër, ambasadë e ambasador. Kjo ka vazhduar edhe pas luftës. Prandaj Sali Berisha ka qenë, është dhe mbetet një monument i pavarësisë së Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025832176208496
array(1) { ["section"]=> string(101) "perplasjet-e-forta-isa-mustafa-mesazh-hashim-thacit-mendohu-mire-berisha-ka-bere-te-pamunduren-165732" }