Përplasjet e forta me Policinë, reagon ashpër Ambasada Amerikane: Dhuna shkon kundër objektivit të opozitës për demokraci (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:56 11-05-2019 Përplasjet e forta me Policinë, reagon ashpër Ambasada Amerikane: Dhuna shkon kundër objektivit të opozitës për demokraci (E PLOTË)

Ambasada Amerikane në Tiranë dënon ashpër dhunën e përdorur nga opozita gjatë protestës së sotme, e nisur prej orës 18:30.

Në reagimin e fortë të Ambasadës thuhet se dhuna shkon kundër objektivit të deklaruar të opozitës për të forcuar demokracinë në Shqipëri.

'Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje', thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029719114303589
array(1) { ["section"]=> string(134) "perplasjet-e-forta-me-policine-reagon-ashper-ambasada-amerikane-dhuna-shkon-kunder-objektivit-te-opozites-per-demokraci-e-plote-163907" }